BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E diel, 30 dhjetor 2007 - 15:15 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Caktohen pasuesit e Bhuttos
Djali dhe i shoqi i zonjës Bhutto
Bhutto la testament dhe mesazh për të ardhmen e partisë
Anëtarë të Partisë Popullore të Pakistanit të Benazir Bhuttos kanë thënë se djali i saj nëntëmbëdhjetë vjeçar, Bilawal, është caktuar si kryetar i partisë, ndrësa i shoqi i zonjës Bhutto, Asif Ali Zardari, si bashkë kryetar.

Bilawal ka kaluar kohën më të madhe të jetës së tij jashtë Pakistanit dhe është akutlaisht student në Univeristetin e Oksfordit në Angli.

Më herët ndërsa anëtarët e partisë së Benazir Bhuttos, PPP u mblodhën për të dëgjuar testamentin e saj, ka pasur tregues të fortë në Pakistan se zgjedhjet parlamentare të planifikuara për muajin tjetër mund të shtyhen.

Një zëdhënës i qeverisë tha se mund të ketë shtyrje me afro 2 muaj.

Në trazirat që pasuan vdekjen e zonjës Bhutto janë vrarë mbi dyzet persona dhe është vënë në dyshim mbajtja e zgjedhjeve.

Një udhëheqës tjetër i opozitës, Nawaz Sharif, ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>