|
Bota dënon vrasjen e Bhuttos | |||||||||||||||||||||||
Vrasja e udhëheqëses së opozitës në Pakistan, Benazir Bhutto është dënuar ndërkombëtarisht. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e përshkroi vrasjen e saj gjatë një tubimi zgjedhor në Raualpindi, si një akt të dënueshëm terrorizmi dhe theksoi se nevojitet që personat përgjegjës të dalin para drejtësisë. Presidenti Bush tha se keqbërësit ishin ekstremistë vrasës që ishin duke u përpjekur të pengonin demokracinë pakistaneze. "SHBA e dënon me forcë këtë akt frikacak të ekstremistëve vrasës që janë duke u përpjekur të pengojnë demokracinë e Pakistanit." "Zonja Bhutto i shërbeu vendit të saj dy herë si kryeminstre dhe e dinte se kthimi i saj në Pakistan në fillim të këtij viti e vuri jetën e saj në rrezik, "Ne qëndrojmë pranë popullit të Pakistanit në përpjekjen kundër forcave të terrorit dhe ekstremizmit." "U bëjmë thirrje (pakistanezëve) që të nderojnë kujtimin e zonjës Benazir Bhutto duke vazhduar procesin demokratik, për të cilin ajo me guxim dha jetën e saj," tha presidenti amerikan. Sharif bojkoton zgjedhjet Zyrtarët në SHBA kanë bërë thirrje që të mbahen zgjedhjet e planifikuara brenda dy javëve. Tani që zonja Bhutto ka vdekur, udhëheqësi tjetër i opozitës, Nauaz Sharif u angazhua të bojktonte zgjedhjet. "Sulmet mbi dy partitë më të mëdha kombëtare politike në të njëjtën ditë tregojnë qëllimet e Musharrafit. Ka qënë një konspiracion primedituar." "Kjo vërteton tani plotësisht se nuk do të ketë zgjedhje të lira në praninë e Musharrafit," tha zoti Sharif. "Në këto rrethana me kemi vendosur që pas vrasjes barbare të Benazir Bhuttos të bojkotojmë zgjedhjet," tha lideri i opzitës Sharif. Vrasja e zonjës Bhutto Benazhir Bhutto u qëllua me armë kur po largohej nga tubimi në Raulpindi. Presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf, shpalli tre ditë zie kombëtare. Ai bëri një thirrje në televizion për qetësi, por dhuna ka shpërthyer në disa pjesë të vendit, në mënyrë të veçantë në provincën e zonjës Bhutto në Sindh, ku mbështetësit e saj dolën nëpër rrugë. Ata i vunë zjarrin bankave, dyqaneve dhe makinave. Ka patur njoftime për sulme edhe në zyrat elektorale të Ligës Myslimane që mbështet presidentin. Të paktën nëntë vetë janë vrarë gjatë dhunës që shpërtheu pas vrasjes së zonjës Bhutto. Trupi i saj është dërguar në shtëpinë e saj në Larkana, distrikti Sindh ku bëhet varrimi. Hollësitë e vrasjes Benazir Bhutto ishte duke bërë fushatë për zgjedhjet e ardhshme. Ajo kishte përfunduar fjalimin në një tubim në qendër të Raulpindit dhe po largohej prej andej. Pas disa vjetësh mërgim të imponuar nga ajo vetë, zonja Bhutto ishte e vendosur për t'u kthyer në skenën politike. Teksa po largohej ajo nuk mund të rezistonte pa i përshëndetur mbështetësit e saj nga dritarja e sipërme e makinës së saj. Dhe ky ishte një vendim fatal. Një person që priste qëlloi mbi të dhe më pas hodhi veten në erë. Zonja Bhutto u çua me nxitim në spital dhe luftoi për jetën gjatë një ndërhyrjeje emergjente kirurgjikale. Por e humbi betejën. | LOKALE Situatë e tensionuar në Pakistan28 dhjetor 2007 | Faqja Kryesore Reagime për vrasjen e Bhuttos27 dhjetor 2007 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||