BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E enjte, 27 dhjetor 2007 - 15:15 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Reagime për vrasjen e Bhuttos
Benazir Bhutto
Bhutto në miting, para se të vritej
Udhëheqësja e opozitës dhe ish-kryeministrje e Pakistanit, Benazir Bhutto, është vrarë.

Ajo u sulmua nga një person që e qëlloi me armë zjarri para se të hidhte veten në erë, teksa zonja Bhutto largohej nga një miting në qytetin Rawalpindi. Zonja Bhutto vdiq nga plagët në spital.

Të paktën 20 persona të tjerë janë vrarë si pasojë e sulmit. Ky ishte atentati i dytë ndaj zonjës Bhutto që prej kthimit të saj nga mërgimi në tetor të këtij viti.

Më herët, të enjten, persona të armatosur hapën zjarr kundër mbështetësve të kundërshtarit të zonjës Bhutto, ish-kryeministrit Nawaz Sharif. Në atë incident u vranë katër persona.

Reagimet në Pakistan

Presidenti Pervez Musharraf doli në televizionin pakistanez dhe bëri thirrje për qetësi dhe mbështetje në luftën kundër terrorizmit.

Policia dhe forcat e sigurisë janë vënë në gatishmëri të lartë, pas njoftimeve për demonstrata dhe protesta njerëzish të inatosur në disa qytete të vendit.

Reagimet ndërkombëtare

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara thirri një sesion urgjent për situatën në Pakistan, pas vrasjes së Benazir Bhutto-s.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, denoncoi atë që e quajti sulm mbi stabilitetin dhe proceset demokratike të Pakistanit.

Presidenti Bush tha se përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë. Ai i quajti ata ekstremistë vrasës që përpiqen të minojnë demokracinë në Pakistan.

Rusia tha se vrasja ishte një ngjarje e rrezikshme që mund të shtojë mungesën e stabilitetit në prag të zgjedhjeve në Pakistan.

India e çmoi zonjën Bhutto si një udhëheqëse të shquar që kishte punuar për përmirësimin e marrëdhënieve me Delin.

Britania e cilësoi vrasjen si një orë tragjike për Pakistanin. Kina shprehu tronditjen nga kjo ngjarje, ndersa Franca foli për një akt të urryeshëm.

LOKALE
Udhëtimi i fundit i Bhuttos
28 dhjetor, 2007 | Fotogaleri
Benazir Bhutto - jeta në foto
28 dhjetor, 2007 | Fotogaleri
Situatë e tensionuar në Pakistan
28 dhjetor 2007 | Faqja Kryesore
Pakistanezët vajtojnë Bhutton
28 dhjetor 2007 | Faqja Kryesore
Vrasja e Bhuttos dënohet botërisht
28 dhjetor 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>