BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E diel, 23 dhjetor 2007 - 17:32 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Surroi jep dorëheqjen nga drejtimi i 'Orës'
Veton Surroi
Surroi është themeluesi i partisë
Veton Surroi dha të dielën dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Reformiste Ora në Kosovë.

Bashkë me z. Surroi, në një kuvend të jashtëzakonshëm të kësaj partie, dha dorëheqjen e gjithë kryesia e partisë.

Korrespondentja jonë në Prishtinë, Violeta Hyseni, thotë se dorëheqja ishte shenjë e përgjegjësisë morale që ndjen udhëheqja për rezultatin e dobët që shënoi partia në zgjedhjet e fundit në Kosovë.

Partia Reformiste ORA në zgjedhjet parlamentare të 17 nëntorit nuk siguroi dot as 5 përqindëshin e votave të domosdoshme për të siguruar futjen në parlament.

Ajo mori vetëm 4.1 përqind të votave dhe mbeti jashtë tij.

Kongres i 'jashtëzakonshëm'

Ora u formua nga Veton Surroi, një nga figurat më të njohura të medias dhe jetës publike në Kosovë, në prag të zgjedhjeve parlamentare të para katër vjetëve.

Në këto zgjedhje Ora siguroi shtatë vende në parlament.

Në Kuvendin e jashtëzakonshëm të Orës që u mbajt të dielën në Prishtinë, u analizuan shkaqet që e çuan partinë në rënien e konsiderueshme të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe ato lokale.

Sipas analizës së kësaj partie, mes tyre janë dhe angazhimi i kryetarit dhe nënkryetarit të partisë në procesin negociator për statusin e Kosovës, por dhe të metat organizative në punën e kryesisë.

Pritet megjithatë që Z. Surroi ta drejtojë partinë deri në një kongres 'të jashtëzakonshëm zgjedhor'.

Ai pritet të mbahet në fund të janarit apo në fillim të shkurtit të vitit të ardhshëm.

LOKALE
Kryetari i PDK-së shpall fitore në zgjedhje
17 nëntor 2007 | Faqja Kryesore
Nënkryetari i LDK-së pranon humbjen
18 nëntor 2007 | Faqja Kryesore
Vëzhguesit të shqetësuar për pjesëmarrjen
18 nëntor 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>