|
Putini takohet me udhëheqës të BE-së | |||||||||||||||||||||||
Presidenti Putin ndodhet në Portugali ku do të marrë pjesë në takimin e fundit të planifikuar me udhëheqësit evropianë përpara se të largohet nga posti. Takimi pritet të dominohet nga çështje të tregtisë dhe energjisë. Ai do të ndalet edhe në kundërshtimin e Moskës ndaj planeve të Bashkimit Evropian për të kufizuar investimet e huaja në rrjetin evropian të energjisë. Marrëveshja e partneritetit dhe bashkëpunimit mes Rusisë dhe Bashkimit Evropian skadon në dhjetor të këtij viti. Negociatat për një marrëveshje të re janë penguar nga mosmarrëveshjet tregtare mes Rusisë dhe Polonisë. Moska thotë se shpreson që krijimi i një qeverie të re në Poloni do të mundësojë fillimin e bisedimeve. | LOKALE Energjia16 shkurt 2006 | Analiza BE planifikon një "revolucion industrial"10 janar 2007 | Faqja Kryesore Samit i vështirë në Samarra18 maj 2007 | Faqja Kryesore BE-ja diskuton ndryshimin e klimës08 mars 2007 | Faqja Kryesore Veto polake rrezikon samitin24 nëntor 2006 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||