 | | | Turbina ere |
Komisioni Europian propozon shkurtime deri në 20% në emetimin e gazeve me efekt sere deri në vitin 2020. Këto propozime synojnë të ulin vartësinë e Europës në naftë dhe gaz. Aktualisht më pak se 7% e energjisë së Europës vjen nga burime të rinovueshme. Komisioni Europian kërkon që kjo shifër të trefishohet deri në 20% deri në vitin 2020. Sipas ekspertëve një pjesë e madhe e rritjes së energjisë vjen nga sistemi i prodhimit me anë të turbinave të erës. Kjo teknologji konsiderohet relativisht e konsoliduar. Komisioni Europian po mbështet energjinë e rinovueshme si një përgjigje të mundshme ndaj ngrohjes globale. Komisioni parashikon më shumë përdorim të energjisë bërthamore. |