|
Veto polake rrezikon samitin | |||||||||||||||||||||||
Ndasitë në radhët e vendeve anëtare të BE-së kanë errësuar perspektivën e një samiti mes BE-së dhe Rusisë që zhvillon punimet të premten në Helsinki të Finlandës. Qëllimi i samitit ishte të arrihej një marrëveshje e re strategjike mes palëve, e cila do të mbulonte fusha si energjia, tregtia dhe të drejat e njeriut. Por Polonia ka vënë veton në fillimin e bisedimeve për shkak të embargos njëvjeçare ruse mbi tregtinë e mishin dhe perimeve polake. Anëtarët e BE-së janë përjekur ta bindin Poloninë që të ndryshojë mendje, por pa rezultat. Korrespondenti i BBC-së për Çështje Evropiane thotë se shumë rrallë një samit shihet si dështim pa i filluar ende punimet, por shton se duket se kjo ka për të ndodhur kësaj rradhe. 'Shtyrje' Presidenti Putin ka deklaruar se mosnisja e bisedimeve zyrtare me BE-në ishte thjesht një problem teknik, i cili mund të zgjidhej përmes negociatave. Zyrtarët e BE-së thonë se bisedimet me Rusinë rreth një pakti të ri bashkëpunimi mund të nisin më vonë, kur të tejkalohen kundërshtimet e Polonisë. Ata shtojnë se mes Rusisë dhe Be-së ka ende shumë gjëra për të diskutuar: Irani, Lindja e Mesme, Korea e Veriut dhe politika në fushën e energjisë. Por korrespondenti ynë thotë se samiti i Helsinkit është një hap pas në marrëdhëniet mes BE-së dhe Rusisë. Ai nënvizon përçarjet e Evropës në qëendrimin që do të mbahet ndaj një prej partnerëve të saj tregtarë më të rëndësishëm. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||