|
Ahmedinejad mbron politikën e tij | |||||||||||||||||||||||
Presidenti i Iranit, Mahmoud Ahmadinejad, nuk ka marrë një pritje të ngrohtë, ndërsa po fliste në një universitet amerikan. Presidenti i Universitetit Columbia në Nju-Jork (Lee Bollinger), që u kritikua më herët ashpër pasi kishte lejuar që kjo vizitë të ndodhte, e quajti zotin Ahmedinejad një diktator mizor. Në fjalimin e tij prej dy orësh, zoti Ahmadinejad tha se për Holokaustin duhet të kishte studime të tjera. Ai shtoi se nuk kishte homoseksualë në Iran dhe se vendi i tij kishte të drejtë të ndiqte programin bërthamor. Ai pretendon se vetëm një vend e gjysëm kundërshtojnë programin bërthamor të Iranit duke nënkuptuar SHBA dhe Britaninë. Por Uashingtoni sapo ka njoftuar se po konsideron masa të reja mbi forcën Quds, një njësi elitë e gardës revolucioare iraniane. Lëvizja është potencialisht shumë e dëmtueshme për trupat e Gardës Revolucionare pasi si një e tërë ajo është tani një forcë kryesore në ekonominë dhe qeverinë iraniane si dhe gjithashtu shtylla kurrizore ushtarake e regjimit. | LOKALE Irani reklamon fuqinë ushtarake 22 shtator 2007 | Faqja Kryesore Kouchner paralajmëron për Iranin17 shtator 2007 | Faqja Kryesore Khamenei sulmon Bushin dhe Amerikën14 shtator 2007 | Faqja Kryesore Amerikanët lirojnë iranianët e kapur29 gusht 2007 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||