BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E shtunë, 28 korrik 2007 - 09:03 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Presidenti Topi takon liderin e opozitës Rama
Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi
Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi
Presidenti i ri i Shqipërisë Bamir Topi është takuar dje me kryetarin e Partisë më të madhe të opozitës, asaj Socialiste, Edi Rama, vetëm disa ditë pa ngjitjes në post.

Zoti Rama tha pas takimit se ai i kishte ofruar presidentit të ri gatishmërinë e opozitës për bashkëpunim për reforma më të thella dhe vendosjen, siç tha ai, të një ekuilibri demokratik.

"Bamir Topi ka të gjitha predispozitat e mia dhe të opozitës për t'u provuar pa u paragjykuar dhe sigurisht është shumë herët për të folur për akte konkrete," tha zoti Rama.

Opozita e bojkotoi votimin për zgjedhjen e zotit Topi, i cili, megjithatë, mori votat e disa deputetëve "rebelë" socialistë që kundërshtuan qëndrimin e udhëheqjes së partisë.

LOKALE
Topi premton të jetë i paanshëm
25 korrik 2007 | Faqja Kryesore
Bamir Topi zgjidhet President i Shqipërisë.
21 korrik 2007 | Faqja Kryesore
Kandidati nga shumica Bamir Topi
17 korrik 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>