|
Topi premton të jetë i paanshëm | |||||||||||||||||||||||
Presidenti Bamir Topi shpalli si përparësi të mandatit të tij si president i Republikës integrimin euroatlantik të vendit, bashkëpunimin me opozitën për reformat, kontributin e Shqipërisë për pavarësinë e Kosovës dhe stabilizimin e çështjes së pronave. Bamir Topi u betua me dorën mbi kushtetutë se do të respektojë ligjet e shtetit dhe se do jetë një president i paanshëm. Betimi u bë të martën në mbrëmje në sallën e Kuvendit të Shqipërisë me praninë edhe të një numri të madh të deputetëve të opozitës. Në ceremoninë e ndërrimit të presidentëve në Pallatin e Brigadave ishte i pranishëm edhe kryetari i PS-së, Edi Rama. Socialistët thonë se do ta mbështesin presidentin Bamir Topi nëse ai zbaton paktin mes shumicës dhe opozitës për reformat në vend. Presidendti i Republikës, Bamir Topi u premtoi partive të majta se do të gjejnë hapësirën e nevojshme në reformat për forcim dhe balancim të institucioneve të pavarura dhe kushtetuese. Ai kërkoi nga shumica të japë mesazhin e bashkëpunimit me opozitën për reformën në institucione duke theksuar reformën në sistemin e drejtësisë. | LOKALE Bamir Topi zgjidhet President i Shqipërisë.21 korrik 2007 | Faqja Kryesore Kuvendi voton për presidentin20 korrik 2007 | Faqja Kryesore Kandidati nga shumica Bamir Topi17 korrik 2007 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||