|
Bush-Putin diskutojnë për diplomacinë | |||||||||||||||||||||||
Presidenti amerikan Xhorxh Bush dhe homologu i tij rus Vladimir Putin zhvilluan bisedime të hënën në bregun e oqeanit në Main në përpjekje për të lehtësuar tensionet që i kanë çuar marrëdhëniet midis të dy vendeve në nivelin më të ulët që pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Ata filluan bisedimet joformale në pronën e familjes Bush në Kennebunkport pasi udhëtimi i peshkimit me anije të hënën në mëngjes dhe darka me karavidhe mbrëmë i lanë vendin diplomacisë serioze, ndërsa ata përballen me çështjet kryesore që ndajnë Uashingtonin dhe Moskën. Çështjet para tyre janë të vështira: mosmarrëveshje për fatin e Kosovës, demokracinë në Rusi, planet për mbrojtjen raketore amerikane. Të dy palët janë munduar t'i mbajnë të ulta shpresat për ndonjë arritje të madhe, por sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon e mbajti lart presionin për arritjen e një marrëveshjeje duke shprehur shpresë se takimi do të çojë në përparim për pavarësinë e Kosovës. Gjatë një konference shtypi në Gjenevë, zoti Ban tha se vonesat e mëtejshme në votimin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të ardhmen e Kosovës do të ishin të padëshirueshme, duke përmendur shqetësimin për paqen dhe sigurinë në Ballkan dhe të gjithë Evropën. Ai tha se shpresonte që takimi Bush-Putin "do të gjejë një zgjidhje të mirë për këtë çështje". | LOKALE Bush dhe Putin fillojnë takimin01 korrik 2007 | Faqja Kryesore NATO i bën thirrje Rusisë për Kosovën26 qershor 2007 | Faqja Kryesore Rezoluta mund të votohet këtë javë26 qershor 2007 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||