BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E hënë, 02 korrik 2007 - 06:17 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Bush dhe Putin fillojnë takimin

Bush dhe Putin
Takimi do të përpiqet të zgjidhë disa çështje
Bisedimet Bush- Putin, ose bisedimet e arragostës siç i ka cilësuar shtypi amerikan për shkak të ushqimit tradicional me arragostë të Mainit që u shërbye në darkë, filluan të dielën në mbrëmje dhe do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës së Hënë.

Sipas Uashingtonit zyrtar, temat kryesore të bisedimeve në Kenebankport janë Irani, ndihma që SHBA kërkon nga Rusia për sanksionet ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor.

Një temë tjetër është kundërshtimi i Rusisë lidhur me sistemin raketor amerikan të parashikuar për t'u instaluar në Poloni e Çeki, të cilin zoti Putin e ka kundërshtuar fuqishëm.

Rusia ka propozuar një sistem të përbashkët në Azerbajxhan në vend të atij të propozuar nga zoti Bush.

Çështja e të ardhmes së Kosovës do të zerë vend të posaçëm në takimin e Kenebankut.

Sipas analistëve amerikanë, zoti Bush do t'i kërkojë zotit Putin të pranojë zbatimin e planit të zotit Ahtisari për pavarësinë e Kosovës duke votuar pro në Këshillin e Sigurimit të OKB.

Meqenese takimi zhvillohet në shtëpinë e pushimit, jashtë syrit të medias, nuk u dhanë hollësi për natën e parë të bisedimeve.

Analistët theksojnë se të dy palët po tregohen shumë të matura duke nënvizuar se nuk duhet pritur ndonjë zhvillim i madh nga këto bisedime, megjithëse surprizat ruse nuk përjashtohen.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>