|
Masa urgjente në Rusi për jetëgjatësinë | |||||||||||||||||||||||
Qeveria ruse pritet që të diskutojë mënyrat për të luftuar uljen e jetëgjatësisë në vend, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Ministrat pritet që të miratojnë një rritje pesëfish të buxhetit për kurimin e sëmundjeve si turbekulozi, diabeti dhe AIDS. Ministria ruse e Shëndetësisë thotë se jetëgjatësia tek meshkujt është mesatarisht nën 60 vjeç. Kjo është 15 vjet më e vogël sesa mesatarja në shumicën e vendeve të industrializuara. Ndërsa jetëgjatësia tek gratë është 72. Shkaqet kryesore për këtë, renditen niveli i lartë i konsumit të alkolit dhe duhanit. Vdekshmëria e lartë dhe numri i vogël i lindjeve, do të thotë se Rusia do të humbasë çerekun e popullsisë deri në mesin e këtij shekulli. | LOKALE Luftë tregëtare apo politike?17 janar 2007 | Faqja Kryesore Ndërprerje e gazit rus për Evropën08 janar 2007 | Faqja Kryesore Putin i reziston marrëveshjes për energjinë21 tetor 2006 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||