|
Ndërprerje e gazit rus për Evropën | |||||||||||||||||||||||
Kompania shtetërore ruse, Transneft, ka pranuar se ka ndërprerë furnizimet në një naftësjellës të rëndësishëm që transporton naftë ruse në Poloni e Gjermani. Kompania Transneft tha se kjo ka ndodhur për shkak se Bjellorusia ka vjedhur naftë nga tubacionet që kalojnë nëpër territorin e tij. Polonia dhe Gjermania u ankuan për ndërprejrjen e furnizimeve megjithëse ato thonë se kanë rezerva për disa muaj. Bjellorusia thotë se Rusia nuk po paguan një taksë tranziti për naftën që kalon nëpër territorin e saj, që ky vend e vendosi pasi Rusia dyfishoi kohët e fundit çmimin e Gazit. Bashkimi Evropian ka kërkuar shpjegime urgjente nga Rusia e Bjellorusia për shkaqet e kësaj ndëprerjeje. "Mund të konfirmoj se ka pasur një ndërprerje të furnizimeve me naftë nëpërmjet naftësjellësit Przyjazn në Poloni dhe po shohim nëse kjo ka pasur ndikim në degët e tjera të naftësjellësit, që shkon në Sllovaki apo Evropën juglindore," tha zëdhënësi i komisionerit të energjisë, Ferran Tarradelas Espuny. "Kam kontaktuar autoritetet ruse dhe bjelloruse dhe u kam bërë thirrje të japin shpjegime urgjente të hollësishme për shkaqet e kësaj ndëprerjeje," tha zëdhënësi evropian. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||