|
Britania ndryshon nivelin e sigurisë | |||||||||||||||||||||||
Britania e Madhe e ka ulur nivelin e kërcënimit të sigurisë nga ai më larti, që cilësohet si kritik, në atë serioz, katër ditë pas arrestimeve rreth dyshimeve për një komplot për të shpërthyer avionët që do të udhëtonin drejt SHBA-së. Sekretari Britanik i Punëve të Brendshme John Reid tha se ishte koha për të shqyrtuar informacionet e shërbimeve pas operacioneve të policisë. Zoti Reid shtoi se kërcënimi ishte ende serioz. Aeroportet pjesërisht do të fllojnë të lejojnë bagazhet e dorës në bordin e avionëve, gjë që u ndalua të ejnten e kaluar. Aeroportet dhe linjat kanë njoftuar përmasat e bagazheve të lejuara në dorë si edhe sendet që lejohen të merren me vete. Edhe SHBA ka ulur niveli e kërcënimeve për fluturimet nga Britania, duke lehtësuar kufizimet për udhëtarët. | LOKALE Anulime dhe vonesa në aeroportet britanike13 gusht 2006 | Faqja Kryesore Myslimanët fajësojnë politikën për ekstremizmin12 gusht 2006 | Faqja Kryesore Vazhdon operacioni anti-terrorist11 gusht 2006 | Faqja Kryesore Analizë: 'Rishfaqje' e mundshme e Al-Kaidës11 gusht 2006 | Faqja Kryesore Mbresa të udhëtimit Tiranë-Londër11 gusht 2006 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||