|
H5N1 zbulohet në Evropën Perëndimore | |||||||||||||||||||||||
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin, FAO u ka bërë thirrje qeverive në Evropën Perëndimore që të mos pushtohen nga paniku pas konfirmimit të disa rasteve të gripit të shpendëve. FAO paralajmëroi se mund të kishte një rrezik të ri për Evropën këtë pranverë si pasojë e shpendëve shtegtarë. Rastet e para në Evropën Perëndimore u zbuluan në Gjermani dhe Austri. Shqetësime në Gjermani Për muaj të tërë, qeveria gjermane ka qënë e shqetësuar për kërcënimin nga gripi i shpendëve. Lajmi se virusi vdekjeprurës ishte zbuluar në dy mjellma të ngordhura do të ketë pasoja serioze. Sipas ministrisë gjermane të Bujqësisë, testet paraprake zbuluan gjurmë të virusit H5N1 në dy mjellmat. Ato u gjetën në ishullin Ruegen në detin Balltik. Testet e mëtejshme pritet të mbërrijnë së shpejti në Britani. Qeveria gjermane njoftoi se kishte ndaluar mbajtjen e shpendëve jashtë. Vendi ishte planifikuar të zbatohen në fillim të marsit, por pas rasteve të zbuluara në Itali dhe Greqi, masat fillojnë të zbatohen javën e ardhshme. Masat të tjera shtrënguese pritet që të merren për fermat e shpendëve Zogj të ngordhur në Grac Dy mjelma të ngordhura u gjetën ditën e hënë në Mellach, pranë qytetit të Gracit. Zyrtarë për Shëndetin thanë se testet laboratorike treguan se zogjtë ishin infektuar me virusin H5N1. Mostra të gjakut u dërguan për konfirmim në laboratorët evropianë dhe në Weybridge në Britaninë e Madhe. Autoritetet kanë ndaluar qarkullimin në një rreze 3 kilometra nga vendi ku u gjetën mjellmat. Ato ndaluan edhe tregtinë dhe gjuetinë në këtë zonë. Shpendët që janë në rrezik është ndaluar të mbahen jashtë. Autoritetet thonë se për momentin nuk ekziston një rrezik imediat për publikun. Ata thonë se infektimi i njerëzve është i pamundur nëse nuk ka kontakt direkt me shpendët. Që prej zbulimit të tij nuk ka patur provë se ai mund të përcillet nga njerëzit tek njerëzit. | LOKALE Masa kundër përhapjes së gripit të shpendëve13 shkurt 2006 | Faqja Kryesore Gripi i shpendëve prek dhe Slloveninë11 shkurt 2006 | Faqja Kryesore Gripi i shpendëve në Nigeri 09 shkurt 2006 | Faqja Kryesore Kërkohen një miliardë dollarë për gripin e shpendëve 17 janar 2006 | Faqja Kryesore Ekspertë të OBSH në Turqi09 janar 2006 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||