BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E diel, 12 shkurt 2006 - 14:29 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Gripi i shpendëve prek dhe Slloveninë
Zogjtë shtetgtarë
Virusi i gripit është konfirmuar edhe në shtete të BE-së
Autoritetet në Slloveni kanë raportuar një rast të gripit të shpendëve te një mjelmë, por ata nuk e dinë nëse është virusi vdekjeprurës H5N1.

Laboratori slloven që kreu analizat e para tani i ka dërguar mostrat në laboratorin e BE-së në Angli për analiza të tjera.

Të shtunën tre vende të tjera evropiane Italia, Greqia dhe Bullgaria thanë se kanë gjetur rastet e para të virusit H5N1 në mjelma të egra.

Ministria greke e bujqësisë thotë se virusi është gjetur në mjelma të egra në veri të vendit.

Ministria italiane e shëndetësisë thotë se është konfirmuar se dy mjelma që u gjetën të ngordhura në Siçili ishin të infektuara me virus.

Testet po vazhdojnë, por shkencëtarët në laboratorin e Padovës në veri të Italisë dyshojnë se bëhet fjalë për të njëjtën shtamë të gripit që u gjet tek shpendët në Azi.

Ata thonë se askush nuk ka vdekur nga ata që e kanë marrë gripin prej shpendëve të egra.

Javën e shkuar janë bërë analizat e 17 shpendëve shtegtarë të sëmurë ose që kanë ngordhur në rajonet e Pulias, Kalabrisë dhe Siçilisë.

Ministria e shëndetësisë thotë se dy mjelmat e ngordhura që kishin testuar pozitive ishin gjetur në qytetin e Mesinës në Siçili.

Autoritetet shëndetësore në vend ishin të përgatitura për mundësinë që zogjtë shtegtarë ta sillnin gripin e shpendëve në Itali.

Organizata e OKB-së për ushqim dhe Bujqësi, FAO ka paralajmëruar këtë javë se gripi i shpendëve tashmë ka mbërritur në vendet fqinje me Turqinë.

Mjelmat që mendohet se riktheheshin në Evropë nga Rusia mund të kenë fluturuar deri në jug të Italisë për shkak të të ftohtit të pazakontë në këtë periudhë të vitit.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>