Një zyrtara i lartë i Kombeve të Bashkuara që drejton fushatën kundër gripit të shpendëve ka paralajmëruar për pasoja të rënda për Afrikën pas konfirmimit të rastit të pare të virusit vdekjeprurës të shpendëve në Nigeri. Dr David Nabarro nga Organizata Bortërore e Shëndetësisë tha se do të jetë shumë vështirë të izolohen rastet e gripit nëqoftëse gripi i shpendëve përhapet edhe në vende të tjera të Afrikës. Dr Nabaro tha se ndërsa Nigeria ka mundësi dhe mjete për të izoluar gripin e shpendëve disa vende të tjera të varfëra në Afrikë janë në situata shume të pavolitshme për tu përballur me një epidemi të mundshme të këtij gripi. |