|
Ekspertë të OBSH në Turqi | |||||||||||||||||||||||
Ekspertë nga OBSH po studiojnë shpërthimin e sëmundjes së gripit të shpendëve në Turqinë lindore ku të paktën dy fëmijë kanë vdekur nga virusi H5N1. Ekipi i ekspertëve u vonua dy ditë më shumë nga bora e rëndë, por shtatë specialistë më në fund kanë arritur në Turqinë lindore. Ata kanë ardhur të analizojnë se si gripi i shpendëve po përhapet këtu dhe të këshillojnë qeverinë se si ta kontrollojë atë në rrugën më të mirë. Autoritetet turke theksojnë se nuk ka shenja të asaj se virusi ka pësuar mutacion duke u kthyer në formën që mund të kalojë edhe nga njeriu te njeriu. Por në një shenjë që tregon se sa vështirë është të kontrollohet virusi, ministria e shëndetësisë ka konfirmuar se pesë persona të tjerë kanë dalë pozitiv me virusin H5N1. Tre prej rasteve janë pranë kryeqytetit. Në Dogubajazit ku virusi H5N1 mori viktimën e parë, ka filluar therja e gjithë shpendëve. Vendasit thonë se kjo po ndodh, megjithatë shumë ngadalë. Duke patur vështirësi në përballimin e krizës, autoritetet tani i kanë kërkuar banorëve të hapin gropa dhe t'i groposin vetë shpendët që kanë. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||