|
OBSH-ja thotë se H5N1 është shndërruar | |||||||||||||||||||||||
Analizat e hollësishme gjenetike të gripit të shpendëve që shkaktoi vdekjen e tre adoleshentëve në Turqi tregon se virusi H5N1 është shndërruar. Por specialistët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë thonë se virusi nuk është shndërruar në formën e përshtatshme të një virusi që përcillet tek njerëzit. Epidemija e papritur e gripit të shpendëve në Turqi ka ngritur shqetësime se mos virusi shndërrohet në një formë që prek njerëzit, duke shtuar frikën për shpërthimin e një epidemije globale. OBSH-ja tha se kishte fakte se virusi tek fëmijët që vdiqën në Turqi nuk ishte përcjellë mes tyre. Ndërkohë Turqia ka filluar të ndjejë pasojat e epidemisë në industrinë vendase të turizmit. | LOKALE | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||