|
OBSH vlerëson punën e autoriteteve | |||||||||||||||||||||||
OBSH ka bërë të ditur se nuk ka arsye për panik lidhur me përhapjen e virusit të gripit të shpendëve në Turqi. Ekipi i OBSh në Ankara tha se kishte besim se autoritetet turke po bënin gjithshka ishte e mundur për të parandaluar përhapjen e virusit të gripit të shpendëve, por paralajmëroi se kishte shumë mundësi që vendi të shihte raste të reja të virusit te njerëzit. 13 vetë janë ende në spital pasi kanë dalë pozitiv me virusin H5N1. Të gjithë duket se kanë marrë virusin pasi kanë kontaktuar zogj të infektuar. Megjithëse rreth 10 provinca të Turqisë tani kanë zbuluar virusin te shpendët , OBSh theksoi se nuk ka prova për të sugjeruar se personat e infektuar mund t'ia kalojnë sëmundjen njeri-tjetrit. Dhe autoritetet e bënë mjaft të qartë se nuk kishte rrezik që turistët të vazhdonin të vinin në Turqi, përsa kohë ata marrin masa të duhura. Ndërkohë, një agjenci tjetër e OKB, FAO lëshoi paralajmërimin se sëmundja po përhapej në Turqi dhe se vendet fqinje duhet të ishin në gadishmëri të lartë. Ministri turk i shëndetësisë në një konferencë për gazetarë tha se gripi i shpendëve ishte problem global dhe se çdo vend duhej të ishte transparent dhe të ndante informacionin, që të mundnin këtë virus. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||