BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E martë, 25 tetor 2005 - 08:18 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Thirrje për mbrojtjen e fëmijëve me Aids
Fëmijë që vuan nga Aids-i
Çdo minut një fëmijë vdes nga sëmundjet e lidhura me Aids-in
Kombet e Bashkuara nisën të martën një fushatë për të ndihmuar miliona fëmijë që vuajnë nga Aids-i.

UNICEF-i, thotë se fëmijët janë anashkaluar në luftën kundër sëmundjes.

Ai thotë se çdo minutë një fëmijë vdes nga sëmundjet që lidhen me Aids-in, por vetëm pesë për qind e fëmijëve të infektuar me virusin HIV marrin trajtim mjeksor.

UNICEF thotë se rreth 15 milion fëmijë kanë humbur të paktën një prej prindërve nga Aids-i.

Sipas statistikave më pak se 10 për qind e fëmijëve të mbetur jetimë marrin ndihmë publike për sëmundjen.

Fushata e OKB-së është e përqëndruar në Afrikë, në Evropën Lindore dhe Azinë Qendore.

Në këtë të fundit, paralajmëron UNICEF disa vende janë në prag të një epidemije.

LOKALE
Trajtim i ri për fëmijët me AIDS
19 nëntor 2004 | Faqja Kryesore
Të goditet tuberkulozi dhe AIDS-i
15 korrik 2004 | Faqja Kryesore
Debat i ashpër në Bangkok
12 korrik 2004 | Faqja Kryesore
Annan flet për pasojat e AIDS-it
11 korrik 2004 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>