BBCAlbanian.comNews image
Përditësimi: Botuar: E hënë , 12 korrik 2004 - 20:36 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Debat i ashpër në Bangkok
Viktimë e AIDS-it
Si duhet të luftohet më mirë AIDS-i është çështje debati
Ndërsa konferenca ndërkombëtare e AIDS-it vazhdon punimet në Tajlandë, një debat i ashpër për mënyrën më të mirë për të përballuar përhapjen e sëmundjes, po del në sipërfaqe.

Komisioneri për zhvillimin e BE-së, Poul Nielsen ka karakterizuar si argumenta jo njerëzore, planet e prezantuara nga SHBA dhe të përkrahura nga presidenti Museveni i Ugandës se inkurajimi i mungesës së marrëdhënieve seksuale është më efektiv se përdorimi i prezervativëve.

Zoti Nielsen tha se nuk ishte realiste që mungesa e këtyre marrëdhënieve të shihej si zgjidhje universale. Kjo do të shkaktojë vdekje të reja.

Administrata e Bushit po kanalizon një të tretën e donacioneve të saj në luftë kundër AIDS-it nëpërmjet disa grupeve të bazura në besim fetar që përkrahin qëndrimin ndaj mungesës së marrëdhënieve seksuale.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>