BBCAlbanian.comNews image
Përditësimi: Botuar: E hënë , 12 korrik 2004 - 08:26 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Presidenti ugandas mbështet strategjitë e SHBA-së ndaj AIDS-it
I sëmurë me AIDS duke fjetur në një spital në Bangkok
Në konference marrin pjesë mijëra profesionistë mjekësor
Presidenti i Ugandës, Jouer Museveni, ka mbështetur argumentin e Shteteve të Bashkuara se inkurajimi i abstenimit seksual dhe i mardhënieve të qëndrueshme të dashurisë është një strategji më e efektshme në luftën kundër AIDS-it se përdorimi i prezervativëve.

Ai e bëri këtë deklaratë në konferencën e 15-të ndërkombëtare për AIDS-in që po zhvillohet në Tajlandë, ku ka pasur kritika ndaj administratës së Bushit se një të tretën e fondeve për luftën kundër AIDS-it ua ka dhënë grupeve fetare që mbështesin qëndrimin e saj.

Shumë ekspertë dhe aktivistë thonë se përdorimi i prezervativëve është strategjia më e mirë për të luftuar AIDS-in.

Ndërkohë, drejtuesi i fushatës së Bankës Botërore për luftën kundër AIDS-it, Keith Hansen, tha se më shumë fonde duheshin përdorur për përmirësimin e sistemeve shëndetësore, për të qenë më të efektshëm në luftën kundër AIDS-it.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>