|
Annan flet për pasojat e AIDS-it | |||||||||||||||||||||||
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, ka paralajmëruar për pasoja shumë të rënda ekonomike në rajonin e Azisë e Paqësorit në qoftë se udhëheqësit nuk hedhin hapa të vendosur për të luftuar AIDS-in. Duke folur në prag të Konferencës së 15-të Ndërkombëtare për AIDS-in, e cila fillon të dielën në kryeqytetin e Tailandës, Bangkok, zoti Annan tha se rajoni ndodhej në një pikë kthese të rëndësishme dhe kërkoi nga qeveritë që të reagonin në mënyrë të kordinuar. Ndërkohë, një raport i Fondit Botëror për Luftën Kundër AIDS-it, Turbekulozit dhe Malaries, i krijuar nga Kombet e Bashkuara, ka arritur në përfundimin se një e pesta e projekteve kanë dështuar në arritjen e objektivave që në fazën e parë dhe ka pak gjasa që këto projekte të marrin fonde të tjetra. Raporti, i cili analizoi 25 projekte në vendet në zhvillim, me një vlerë 160 milionë dollarë, fajëson problemet e brendshme politike për mospërmbushjen e objektivave. Megjithatë, ai vlerëson se në përgjithësi propjektet e këtij fondi kanë qenë më të suksesshme se programet e tjera shëndetësore. |
| |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||