BBCAlbanian.comNews image
Përditësimi: Botuar: E premte, 17 shtator 2004 - 15:46 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BE e shqetësuar nga përhapja e HIV-it
Virusi HIV
Shiringat e përdorura shkak kryesor i përhapjes së HIV-it në Evropë
Ministrat e Shëndetësisë dhe ekspertë nga Evropa janë mbledhur në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius për të diskutuar lidhur me përmasat e përhapjes së virusit HIV në Evropën Lindore.

Duke hapur këtë konferencë, Komisioneri Pavel Teliçka, përshkroi përmasat e këtij problemi në Evropë.

"AIDS-i është mortaja e heshtur e kohës sonë dhe ajo nuk njeh kufij," tha ai.

Kjo është konferenca e parë e madhe për AIDS-in që prej zgjerimit të Bashkimit Evropian me dhjetë anëtarë të rinj nga Evropa Qendrore dhe Lindore.

Në disa prej vendeve të reja anëtare të Bashkimit Evropian, AIDS-i po përhapet më shpejt se kudo gjetkë në botë.

Kjo ka ardhur nga një rritje e numrit të përdoruesve të drogës me shiringa dhe marrëdhëniet seksuale pa kontraceptivë.

Në Evropën Lindore, 80% e atyre që janë infektuar nga virusi HIV janë nën 25 vjeç, por AIDS-i nuk është vetëm problem i asaj që njihet si Evropa e re.

Numri i rasteve të reja në Evropën Perëndimore është dyfishuar në dekadën e fundit.

Komisioneri Evropian Pavel Teliçka tha se për shkak të mundësive më të mira për trajtimin të AIDS-it, Evropa kishte rënë në një ndjenjë të rreme sigurie.

Bashkimi Evropian ka lënë mënjanë 1.2 miliardë euro për dy vitet e ardhshme për të luftuar AIDS-in, por të gjithë ata që e morën fjalën në konferencë thanë se Evropës i mungon lidershipi politik.

LOKALE
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>