BBCAlbanian.comNews image
Përditësimi: Botuar: E martë, 13 korrik 2004 - 12:11 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Anan sulmon SHBA-të rreth fondeve për AIDS
Anan
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, ka shprehur frustrimin e tij se lufta kundër terrorizmit ka lënë nën hije luftën kundër HIV-AIDS-it.

Duke folur për BBC-në në konferencën ndërkombëtare mbi AIDS-in që po zhvillohet në Bangkok të Tajlandës, zoti Anan u bëri thirrje qeverive që të tregojnë solidaritet ndërkombëtar duke bashkuar përpjekjet në Fondin Global të vendosur për të luftuar AIDS-in.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë dhuruar sasinë e të hollave të pritur, por se ato shpenzonin miliarda dollarë në luftën kundër terrorizmit.

Një këshilltar i lartë i presidentit Bush (Dr Anthony D Fauci) tha se Shtetet e Bashkuara do të shpenzonin 15 miliarda dollarë gjatë pesë viteve të ardhshme në kuadër të programeve të veta por se nuk dëshironte të zotonte shuma të mëdha për Fondin Global, organizatë kjo mbi të cilën nuk mund ta kontrollojnë.

Një raport i ri i botuar në Bankok thotë se AIDS-i do të krijojë shumë fëmijë jetim në Afrikën sub-Sahariane deri në fund të kësaj dekade çfarë mund të destabilizojë rajonin ndërkohë që UNICEF-i ka paralajmëruar se stigma e AIDS-it rrezikon që të tjetërsojë fëmijët jetim nga shoqëria.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>