 | | | Kë dëshironi bashkëbisedues në Zigzagun e radhës? |
Një ndër problemet më të mprehta të tranzicionit të ish vendeve komuniste, gjithësesi është dhe ai që lidhet me reformat në sistemin e arsimit. Kjo sidomos ka të bëj me procesin edukativo-arsimor në shkollën shqipe në hapësirat e ish-Jugosllavisë. Studimet dhe kërkimet shkencore psikologjike të profesor Pajazit Nushit kanë hedhur shumë dritë mbi këto probleme dhe çmohen si një ndihmesë e rëndësishme për kundrimin e zhvillimit psikologjik, social dhe kulturor të shqiptarëve. Bashkëbiseduesi ynë i radhës është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe një ndër protagonistët kryesorë të zhvillimeve të disa dhjetëvjeçarëve të fundit që lidhen me shqiptarët në ish-Jugosllavi dhe veçmas në Kosovë. Programi Zigzag drejtohet nga Seladin Xhezairi. |