BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E hënë, 13 shtator 2010 - 12:58 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Arsimi i lartë mes polemikash edhe me ligjin e ri
Arkiv
Edhe me ligjin e ri për arsimin e lartë, ka patur polemika
Ligji i ri për arsimin e lartë sapo ka hyrë në fuqi në Shqipëri, por përsëri ka ngjallur debat e shkaktuar pakënaqësi në grupe të ndryshme interesi.

Ligji i vjetër pati një jetë fare të shkurtër pasi u miratua vetëm në vitin 2007 dhe menjëherë pas miratimit u ngritën zëra që kërkuan përmirësimin e tij.

Debatet aktuale janë të fokusuar në disa aspekte:

Kush i ka kompetencat kryesore në institucionet e arsimit të lartë, fakultetet, rektoratet apo ministria?

A janë më shumë apo më pak autonome universitetet me ligjin e ri?

Si do të orientohen studentët për të përzgjedhur nëse duan të studiojnë në universitetet publike apo private?

Ligji i ri i jep ekskluzivitet gjuhës angleze për avancimin në kërkimin shkencor. Përse ka debate për këtë çështje?

Këto dhe çështje që lidhen me arsimin e lartë janë temë e forumit të përgatitur nga Aleksandër Furxhi i BBC-së.

Të ftuar në forum janë zëvendësministre e Arsimit Nora Malaj, deputete e Partisë Socialiste të opozitës Ledi Shamku, rektori i Universitetit Evropian të Tiranës Adrian Civici dhe Dekani i Fakultetit Histori-Filologji Shezai Rrokaj.

Emri
Mbiemri*
Qyteti
Vendi
Email
Telefoni*
* Sipas dëshirës
Opinioni i juaj
BBCAlbanian.com mund të redaktojë komentet tuaja dhe nuk garanton se do të botohen të gjithë e-mailët.
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>