Në dy dekadat e fundit interneti dhe revolucioni dixhital kanë prekur çdo aspekt të jetës sonë në çdo cep të globit. Edhe mënyra se si shumë prej nesh komunikojmë me njëri-tjetrin apo në grup ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore.
Cili është ndikimi i këtij revolucioni dixhital në rajonin tonë? A ka ndikuar ai në jetët e njerëzve? Na shkruani! Rrjetet sociale, si Facebook, Myspace, Twitter, Messenger e një dyzinë emrash të tjerë, tashmë janë shndërruar në një femonen social. Këto platforma të reja komunikimi, të cilat nuk iu kanë shpëtuar kritikave, po përdoren gjerësisht edhe në fushata ndërgjegjësuese, duke filluar që nga zgjedhja e Presidentit Obama në Shtetet e Bashkuara e deri te grumbullimi i fondeve për viktimat e tërmetit në Haiti.
|