|
Forum: Kopenhaga dhe rajoni | |||||||||||||||||||||||
Udhëheqës nga e gjithë bota janë mbledhur në Kopenhagë në një samit të rëndësishëm të Kombeve të Bashkuara për klimën. Megjithëse është thuajse e sigurtë që ky samit nuk do të arrijë objektivin e tij kryesor për vendosjen e kufizime të detyrueshme në emetimin e dioksidit të karbonit, shpresohet që ai të hedhë hapa drejt nënshkrimit të një marrëveshjeje vitin e ardhshëm. Shumica e shkencëtarëve thonë se nuk kanë më dyshim se rritja e nivelit të emetimit të gazrave po shkakton ndryshimin e klimës në shkallë globale dhe se zgjidhja duhet të jetë globale. - Por a kanë arritur ekspertët që t'i bindin politikanët dhe vendim-marrësit në përgjithësi se ndryshimet e klimës janë potencialisht katastrofale për planetin? - Por a ka vullnet politik për ta shpëtuar planetin, çfarë pasojash mund të sjellë mosveprimi? - Sa përcillet ky debat për klimën nga politika, ekspertët dhe publiku në rajonin tonë? - A ka vetëdije, a ka strategji për mjedisin? Këto janë disa nga çështjet që diskutojmë në rubrikën forum të BBC-së. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||