BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E martë, 27 tetor 2009 - 16:56 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Sa dhe për çfarë e përdorni internetin?
Interneti
Sipas disa parashikimeve vitin e ardhshëm rreth 80 përqind e planetit tonë do të jetë e lidhur në internet, ndërsa emai-li do të shënojë një rritje të tillë saqë 75 përqind e korrespondencës në fushën e biznesit do të bëhet përmes tyre.

Interneti gjithnjë e më shumë po zëvendëson shërbime të ndryshme që mbulojnë pothuajse të gjitha fushat që kanë lidhje me jetën tonë të përditshme si dhe po bëhet mjet i pazavendësueshëm në teknologjinë e komunikimit.

Sa dhe për çfarë e përdorni internetin?A e përdorni internetin kryesisht për shërbime që nuk i gjeni në formë tjetër apo jeni bërë rob i kësaj teknologjie?Cilat janë anët pozitive dhe negative të internetit?

Për të gjitha këto çështje diskutuam në programin Forum të BBC-së ku musafirë ishinë: Andis Papa, president i kompanisë Fastek; Denisa Gjeta, gazetare e internetit në Top Chanel; Fitore Rexhepi, gazetare-prezentuese e RTK-së; Sami Kçiku, redaktor i Shtojcës së Internetit në Kohën Ditore; Hajrullah Zeka, ekspert i internetit dhe Visar Statovci drejtor i kompanisë Waste-creative.com.

BBC dëshiron të dëgjojë edhe mendimin tuaj për këtë.

Ja disa nga mendimet tuaja

T'ju them të drejtën interneti është bërë shok i pazavendësueshëm. Unë kaloj në të gati dy orë në ditë. Dërgoj dhe shoh email-et, lexoj shtypin, agjencitë, flas me messenger me të afërmit dhe miqtë kudo në botë, shoh TV. Flas në facebook - shkurt muhabeti - mund të rri pa ngrënë ushqim dhe s'mund të rri pa internet 1 ditë.
Jorgo Gjika, Shtetet e Bashkuara

Mendoj se interneti jep shumë mundësi të mira për të gjitha moshat e njerëzve. Të rinjtë mund të aftësohen shumë më shumë me mundësitë që ofron interneti. Në përgjithësi përfitimet dhe anët pozitive janë më të mëdha se anët negative.
Ramadan Bajrami, Tetovë, Maqedoni

Internetin e përdori për të parë lajmet - për argëtim-lojëra - parashikimin e kohes - shkencë - histori - jam i fiksuar pas tij - inatosem kur nuk ka sinjal ADSL nga posta.
Vangjo Gusho, Pogradec, Shqipëri

Sa dhe për çfarë e përdorni internetin? Hapat e parë Interneti i pat në eksperimentet e një universiteti amerikan në vitin 1969. Interneti është një nga programet më të reja në kuadrin e përhapjes së World Wide Web-it dhe zbatimit të Teknologjive të reja në fushën e informacionit. Kompjuteri është çelsi i suksesit të çdo individi prandaj edhe i imi ku Interneti është pjesë e pandashme e tij. Sukseset e mija të arritura në shekullin XXI janë të lidhura me Internetin ku për 4 vite kam vizituar 7 hërë Shtetet e Bashkuara dhe 17 shtete europiane. Kam qenë nëpër shumë Kongrese dhe Konferenca të ndryshme për persona me aftësi të kufizuara. Ju përshendes.
Agim Vatovci, Vushtrri, Kosovë

Internetin e përdori për gjithëçka duke filluar nga komunikimi me shoqëri deri tek informacionet tjera qoftë mjekësi, blerje të gjërave të ndryshme auto dhe paisje të tjera, informacione turistike, bileta avioni, shikim të hartave të ndryshme, dëgjim të muzikës dhe shikim të filmave e pse jo edhe ndonjë faqe me përmbajtje për të rritur në një farë mënyre gjithëçka që më bie ndermned. Ju përshendes për temën.
Agron Cakiqi, Prishtinë, Kosovë

Unë për vete internetin kryesisht e përdori për punë si dhe për të lexuar lajme, për të komentuar lajme të ndryshme në agjenci të ndryshme informimi ("blogje"). Njëkohësisht përmes internetit po mbajmë kontakte me miqtë sidomos të Kosovës pasi që kemi humbur kontaktet me disa prej tyre kur filloi lufta. Pas mbarimit të shkollës dhe një pjesë dërmuese ka migruar jashtë Kosovës dhe tani përmes rrjeteve sociale po e gjejmë njëri-tjetrin.
Ahmet Murati, Prishtinë, Kosovë

Interneti është mjeti i dytë pas telefonit në shërbim të njerëzimit sot. Ka edhe nga ata që e përdorin gjatë kohës së lirë, por ka dhe shumë njerëz të cilëve u shërben në punët e përditcme. Ka dhe njerëz të cilët e kanë të detyruar internetin. Është sa i bukur aq dhe i neveritshëm : - shërben për komunikim, gjen informacione të dobishme, lë email etj etj - të harxhon aq shumë kohë sa harron të bësh dhe punë më të rëndësishme. Gjithashtu të dëmton goxha sistemin nervor dhe të lodh sytë. Konkludimi: interneti ka anë pozitive dhe negative.
Atrid Asllani, Berat, Shqipëri

Emri
Mbiemri*
Qyteti
Vendi
Email
Telefoni*
* Sipas dëshirës
Opinioni i juaj
BBCAlbanian.com mund të redaktojë komentet tuaja dhe nuk garanton se do të botohen të gjithë e-mailët.
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>