 | | | Shteti më i ri në Evropë - me imazh të ri? |
Qeveria kosovare ka angazhuar kompaninë e famshme Saatchi & Saatchi për krijimin e një identiteti të ri vizual për shtetin më të ri në Evropë. Po cili është imazhi aktual i Kosovës në botë? A duhet ndryshuar ai? Përse? Çfarë synohet të jetë ai dhe si mund të arrihet kjo? Për të diskutuar rreth këtyre çështjeve Ragip Luta bisedon me të ftuarit e tij në rubrikën FORUM-in e BBC-së: Engjëllushe Morina, drejtoreshë e Inisiativës Kosovare për Stabilitet (IKS), institut kërkimor në Prishtinë, Jeff Bieley, zëvendës-shef i Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO) në Mitrovicë, amerikan që tashmë disa vjet jeton në Kosovë dhe Ardian Thaçi, drejtor i departamentit për strategji dhe marrëdhënie me klientë në kompaninë Ogilvy, zyra në Kosovë. |