|
Forum: Si po ndikon kriza tek emigrantët | |||||||||||||||||||||||
Rënia globale ekonomike ka prekur pjesën më të madhe të jetëve tona në një mënyrë apo një tjetër. Mund të jetë siguria e vendeve të punës, vlera e shtëpive tona apo e kursimeve tona. Një grup njerëzish që kanë qenë veçanërisht të ekspozuar janë punëtorët emigrantë në të gjithë botën. Sipas një raporti të komisionuar nga BBC-ja, ka pasur një rënie të theksuar të emigrimit. Historitë janë të ndryshme, por megjithë mungesën e vendeve të punës, raporti, që u ndërmor si pjesë e sezonit të BBC-së Pas tronditjes, thotë se migrantët po mbeten në përgjithësi aty ku janë, nuk po ecin përpara dhe as po kthehen në vendin e tyre. - Si po ndikon kjo krizë në rajonin tonë, tek shqiptarët? - A po ndikon kjo krizë globale drejtëpërdrejtë apo tërthorazi - sa dhe si po e sjellin emigrantët këtë krizë në vendet ku klanë jetuar, ku kanë ende familjet dhe të afërmit e tyre? Për të diskutuar për këto çështje dhe të tjera në këtë forum të BBC-së morën pjesë: Dr. Arjan Gjonca - pedagog në Departamentin e Politikave sociale në London Schoool of Economics, Daut Dauti, këshilltar shtypi në Organizatën Botërore të Migracionit (IOM), prof. Muhamet Sadiku në i institutin Riinvest në Kosovë, dhe Fatos Çoçoli, specialist i ekonomisë në Shqipëri. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||