|
Debati për nënshtetësinë | |||||||||||||||||||||||
Kryetari i PASOK-ut në Greqi, Jorgos Papandreu, deklaroi para zgjedhjeve se nëse partia e tij vinte në pushtet, do t'u jepte nënshtetësinë emigrantëve që e dëshirojnë dhe që kanë pesë vjet qëndrim të ligjshëm në vend. Zoti Papandreu premtoi gjithashtu se fëmijët e emigrantëve që kanë lindur në Greqi, do ta marrin automatikisht nënshtetësinë greke. Nuk është vetëm në Greqi që çështje që kanë të bëjnë me imigracionin dhe shtetësinë, janë pjesë e retorikës në fushata zgjedhore. Dhënia e nënshtetësisë është kthyer shpesh në një çështje që ka ngjallur debate të forta në shumë vende që konsiderohen si destinacion kryesor për emigrantët. Gjatë dekadës së fundit, procedura dhe kriteret e dhënies së nënshtetësisë kanë ndryshuar në shumë vende. Nëse vite më parë marrja e nënshtetësisë konsiderohej si një e drejtë thuajse automatike falë kohëqëndrimit, tashmë po vihet theksi gjithnjë e më shumë mbi shkallën e integrimit të personave që aplikojnë për nënshtetësi. Për këto çështje Gëzim Guri bisedoi me të ftuarit e tij në rubrikën Forum. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||