|
Zigzag: Jozefina Topalli, nënkryetare e PD-së | |||||||||||||||||||||||
Para zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit në Shqipëri, mysafirë të programeve tona të radhës janë disa nga drejtuesit e forcave kryesore politike, pjesëmarrëse në këto gara. Kësaj radhe bashkëbiseduese jona dhe juaja është zonja Jozefina Topalli, nënkryetare e Partisë Demokratike dhe kryetare e kësaj legjislature të Kuvendit të Shqipërisë. Keni pyetje për zonjën Topalli? Pyetjet dërgojini përmes formularit, në anën e djathtë të po kësaj faqeje. Ato, së bashku me numrin e telefonit, duhet të na mbërrijnë deri të mërkurën. Pyetjet anonime nuk do të merren parasysh. Programi Zigzag drejtohet nga Seladin Xhezairi dhe transmetohet çdo të premte e të hënë në emisionin e mëngjesit BBC Sot, pas lajmeve të orës nëntë. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||