|
Zgjedhjet dhe të rinjtë | |||||||||||||||||||||||
Shqipëria do të mbajë zgjedhje parlamentare në 28 qershor. Këto zgjedhje shihen si të rëndësishme për vendin dhe anëtarësimin e tij të ardhshëm në BE. Sondazhet e bëra gjatë muajve mars dhe prill të 2009 tregojnë një garë të fortë dhe mjaft të afërt. Në total, 26 parti janë organizuar në katër aleanca për të kontestuar zgjedhjet. Zgjedhje në vjeshtë pritet të mbahen edhe në Kosovë. Ndërkohë që në Maqedoni, sapo u zhvilluan zgjedhjet presidenciale dhe lokale. Një rol të rëndësishëm në zgjedhje si nga pjesëmarrja për votime dhe nga vetë fushatimi luajnë edhe të rinjtë. Po çfarë presin ata nga këto zgjedhje? A do të votojnë? Nëse po - Pse? Nëse jo - Pse? Çfarë përvoje mund të na sillni ju që keni votuar. Ne do të donim mendimin tuaj për këto zgjedhje. Na shkruani dhe bëjuni pjesë e programit tonë Forum. Disa komente Llazar Copi nga Tirana shkruan: "Zgjedhjet e 28 Qershorit kanë një rëndësi të veçantë për faktin se - e para është një test për zgjedhje të lira dhe të ndershme në sy të botës, e dyta sepse duhet të vazhdojnë reformat për integrimin e Shqipërisë në BE. Por kjo varet nga pjesëmarrja e shoqërisë në votime. I bëj thirrje të votojnë, që të fitojë Shqipëria, të fitojnë shqiptarët, të fitojë e mira, i drejti, besimi tek zoti." Ergys Uruci nga Elbasani na shkruan : "Po. Do të ketë zgjedhje të lira dhe me standartet e BE-së." | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||