Qeveria ka përgatitur tashmë vendimin për rritjen e pagave dhe pensioneve të cilat në varësi të kategorive të ndryshme do të shtohen me 10-20%. Përfitimet më të rëndësishme sipas vendimit, pritet t’i kenë mësuesit dhe mjekët. Pensionistët në fshat gjithashtu do të përfitojnë një rritje prej 20%, ndërsa pensionistët e qytetit 10%. Me këtë vendim qeveria thotë se përmbush premtimin elektoral të 4 viteve më parë për dyfishimin e rrogave të mësuesve dhe dyfishimin e pensioneve. Kurse opozita mendon se këto shifra nuk qëndrojnë. Për këto çështje u debatua në forumin e BBC ku të ftuar ishin Sherefedin Shehu, zëvendësministër i Financave, Ilir Beqja, nënsekretar për programin në PS të opozitës, Ornela Liperi gazetare, kryeredaktore e revistës ekonomike Monitor dhe gazetari i çështjeve ekonomike Bardhi Sejdarasi.
|