|
Çfarë mendoni për bisedimet për statusin? | |||||||||||||||||||||||
Të mërkurën në Vjenë përfundoi raundi i fundit i bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit për statusin e Kosovës. Procesi i bisedimeve, i nisur që para dy vjetësh nën drejtimin e OKB-së, përfundoi pa arritjen e ndonjë rezultati në drejtimin e treshes BE, Rusi, SHBA. Të dy palët, shqiptarët dhe serbët, gjatë gjithë kësaj periudhe mbetën të palëkundura në qëndrimet e tyre: Prishtina për pavarësinë e Kosovës, Beogradi kundër saj. Gjatë gjithë procesit, Amerika ka mbështetur hapur pavarësinë e Kosovës, kurse Rusia është rreshtuar krah Beogradit. Analistët parashikojnë që tani Prishtina do të shpallë pavarësinë dhe ky hap do të pasohet nga njohja e saj në skenën ndërkombëtare. A mendoni ju se u arrit ndonjë gjë gjatë bisedimeve mes shqiptarëve dhe serbëve të këtyre dy viteve të fundit? Kush mendoni se ka fituar dhe kush ka humbur nga ky proces? A mund të kishin vepruar ndryshe ekipet e të dy palëve gjatë këtyre bisedimeve për të arritur më shumë? A mund të kishte bërë më shumë pala shqiptare që statusi i Kosovës të ishte përcaktuar më shpejt dhe që procesi të mos zgjaste kaq gjatë? Kush mendoni ju se e ka në dorë përcaktimin e statusit të Kosovës? Çfarë duhet të bëjnë politikanët shqiptarë me përmbylljen e procesit të përcaktimit të statusit? Na shkruani! Plotësoni formularin në të djathtë! | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||