|
Ç'mendoni për zgjedhjet në Kosovë? | |||||||||||||||||||||||
Zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale në Kosovë do të mbahen më 17 nëntor. Ky vendim u mor nga shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Joachim Ruecker. Zgjedhjet do të mbahen sipas sistemit me lista të hapura dhe partitë politike duhet të marrin të paktën 5 përqind të votave për të siguruar përfaqësimin e tyre në parlament. Kjo kuotë nuk vlen për subjektet politike të pakicave, të cilat kanë vende të rezervuara ne Kuvendin e Kosovës. Si po shkon procesi i përgatitjeve për zgjedhjet? Si e konsideroni sistemin e zgjedhjeve, a është ai i qartë dhe i drejtë? A po bëjnë partitë dhe individët fushatë të drejtë? Na dërgoni komentet tuaja lidhur me zgjedhjet në Kosovë. Më vjen keq për humbjen. Mendoj se zgjedhjet e 17 nëntorit i kanë dhënë një mesazh të fuqishëm faktorit ndërkombëtar në Kosovë dhe jashtë saj se Kosova është e pjekur në mënyrën më të mirë të mundshme demokratike. Edhe për kundër daljes se vogël nëse mund të themi, me këto zgjedhje u pa se Kosova është gati për pavarësi dhe është në gjendje për ndryshime. Falenderoj si qytetar i Kosovës kosovarët për pjekurinë politike dhe demokratike. Për zgjedhjet unë mendoj se nuk do të ketë probleme. Bëjnë mirë që janë bërë këto zgjedhje sepse këto mund ta ndimojnë kosovën. Procesi zgjedhor ashtë tu shku shumë mirë. Në vendvotimet ka rend e qetësi shumë në nivel të lartë po ashtu edhe siguri te qytetarët. Njerëz të humtë janë nisur për vendvotime edhe, për kundër motit të ftohtë besoj se edhe gjatë ditës do të jetë një votim i qetë dhe pa incidente Votimi ashtë shumë i kjart me përjashtim të disa të moshuarve por me pak këshillime edhe ata poja dalin të votojnë për të përzgjedhurit e tyre. Zgjedhjet janë të manipuluara dhe vota e popullit është e vjedhur. Konsideroj se edhe në këto zgjedhje nuk do të ketë ndryshime. Këtë e arsyetoj me faktin se pjesa dërmuese e të nominuarve janë të njejtit që kanë qenë paraprakisht. Sido që të votojë populli, KQZ-ja ka mi bo rrezultatin qysh të ka qef vet. Përgaditja ka qenë në nivel jo shëmbullor. Fushata ka qenë jo krejtësisht e drejtë. Mendoj se këto zgjedhje do të sjellin ndryshime rrënjësore me shpresë se ato të jenë pozitive. Mendoj qe fushata elektorale në Kosovë ka rrjedhur mjaft mirë. Ka qenë fushatë e qetë mirëpo me akuza të partive gjegjësisht të liderëve të tyre për partitë e tjera. Mendoj që listat zgjedhore nuk janë të hapura, siç flitet, por gjysmë të hapura sepse nuk mund të bëjmë përzgjedhjen e kandidatëve të ndryshëm nëse ata i takojne p.sh. dy apo tri partive të ndryshme mirëpo vetëm brenda një subjekti politik gjë që shkon në disfavor të përzgjedhjes personale të kandidatëve si subjekte partiake. Mendimi im për zgjedhjet e Kosovës është se ato me frikësojnë pak pasi mund të ndodhin çdo lloj trazirash të ndryshme, gjera që pengojnë procesin e pavarësisë së Kosovës. Unë personalisht mendoj se zhvillimi i zgjedhjeve të nëntorit mund të jetë një nga gabimet më të mëdha që politikanët e Kosovës kanë bërë deri tani. Gjithashtu mendoj se Kosovës ajo që i duhej tani është jo një qeveri e re por pavarësia e plotë. Kjo është gjëja më e rëndësishme, sepse në qoftë se gjatë zgjedhjeve ndodhin trazira të ndryshme Serbia dhe shtetet e tjera që nuk duan që Kosova të marrë pavarësinë e saj do ta përdorin si shkak ndaj Kosovës dhe kjo mund t'i kushtojë Kosovës shumë shtrenjtë. Procesi për përgaditjen e zgjedhjeve më duket që është duke shkuar mirë por pa interesim të madh te qytetarët për të dalë në zgjedhje si pasojë e krejt kësaj është gjendja e rëndë ekonomike që ka kaplu shtetin tonë. Sistemi i zgjedhjeve konsideroj që është i mirë, por për ata që janë të pa shkolluar jo edhe i qartë. Sa i përket fushatës parazgjedhore nuk besoj që është edhe i drejtë, sepse populli i Kosovës e ka kuptuar që ka vetëm premtime dhe shumë pak realizime për këtë. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||