|
Zigzag: Dëgjuesit pyesin artisten Tinka Kurti | |||||||||||||||||||||||
Në takimin tonë të radhës bashkëbiseduese juaja do të jetë Artistja e Popullit, Tinka Kurti. U u lind më 17 dhjetor 1932 në Sarajevë. “Zoja e randë” e teatrit dhe kinemasë shqiptare, është një aktore e madhe është spikatur sidomos në rolet e forta dramatike të nënave, por po kaq e suksesshme në komedi, Tinka Kurti shkëlqen me rolet protagoniste në “Gjaku i Arbrit”, “Histori Irkutase”, “Toka Jonë”, ku luan në fillim Filen e pastaj Loken, “Fisheku në pajë” apo “Fejesa” e Çehovit. Si rrallëkush, Kurti ka rikonfirmuar talentin e saj edhe në kinema, duke interpretuar në rreth 35 filma artistikë. Caku i filmit të parë shqiptar me metrazh të gjatë, “Tana”, me skenar të Fatmir Gjatës mban emrin e Tinka Kurtit. Programi Zigzag drejtohet nga Seladin Xhezairi. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||