 | | | Raste të reja të gripit të shpendëve në botë |
Kohët e fundit janë njoftuar raste të reja të virusit të gripit të shpendëve në botë dhe Evropë. Në Evropë raste janë gjetur në Austri e Francë ditët e fundit, por edhe në Slloveni, Hungari, Itali e Greqi. Çfarë do të thotë zbulimi i rasteve të tjera në Evropën Perëndimore. A tregon ky një shpërthim të sëmundjes si në Azi e Afrikë? Në Shqipëri autoritetet thonë se nuk ka ndonjë rast të konfirmuar të virusit të shpendëve. Ka njoftime për ngordhje të shpendëve, por analizat e deritanishme tregojnë se nuk janë virusi vdekjeprurës i gripit të shpendëve. Sa të vetëdijshëm jemi për sëmundjen dhe masat që duhen marrë? A mendoni se janë marrë masat e nevojshme parandaluese? A janë autoritetet në kontroll të gjendjes? A keni frikë se sëmundja mund të përhapet në rajonin tonë.
Na shkruani: |