BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E hënë, 06 dhjetor 2010 - 10:36 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BE: Bisedimet Prishtinë-Beograd pas zgjedhjeve

Arkiv 2007: Bisedimet Prishtinë-Beograd në Vjenë
Zyrtarë të BE-së thonë se po bëhen përgatitje intensive për bisedimet
Bisedimet ndërmjet Prishtinës e Beogradit, për siç vlerësohet çështjet teknike të interesit të përbashkët, nuk do të mund të fillojnë përpara krijimit të institucioneve të reja të Kosovës, që do të dalin nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të dhjetorit të këtij viti.

Zyrtarë të BE-së thonë se nuk presin që bisedimet të fillojnë deri nga fundi i këtij viti, pavarësisht njoftimeve të mediave në Beograd për mundësinë e takimit të nivelit të lartë më 18 dhjetor. Por ata i thanë BBC-së se po bëhen përgatitje në vazhdimësi për fillimin e dialogut, që është cilësuar si i rëndësishëm për paqen, qëndrueshmërinë dhe sigurinë në rajon.

Prishtina e Beogradi kanë shprehur gatishmërinë e tyre për fillimin e bisedimeve, por të dyja palët nuk kanë hequr dorë nga qëndrimet e tyre për çështjet që do të diskutohen.

Autoritetet serbe thonë se presin që në një periudhë të rihapet çështja e statusit të Kosovës për të arritur, siç thonë, një kompromis historic ndërmjet dy popujve, ndërkohë që udhëheqësit politikë në Kosovë kanë deklaruar se bisedimet do të zhvillohen vetëm në cilësinë e dy shteteve të pavarura dhe vetëm për çështjet e interesit të përbashkët.

Ndërkohë, kryeministri në dorëheqje Hashim Thaçi ka kundërshtuar mundësinë e përfshirjes së OKB-së në bisedimet mes dy palëve duke vlerësuar se Kosova është shtet i pavarur dhe nuk ka nevojë për ndërmjetësues. Por ai la të hapur mundësinë që Uashingtoni dhe Brukseli të luajnë rol në bisedime.

Reagimi i zotit Thaçi pasoi njoftimin për emërimin e shefit të UNMIK-ut, Lamberto Zannier, si person kyç të OKB-së për bashkërendim me BE-në në dialogun e paraparë ndërmjet Prishtinës e Beogradit.

Zyrtarë të misionit të OKB-së thanë se sekretari i përgjithshëm Ban Ki Moon, në një shkëmbim letrash me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Catherine Ashton, ka shprehur gatishmërinë e OKB-së për të mbështetur rolin e BE-së në lehtësimin e dialogut

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>