BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E martë, 23 qershor 2009 - 09:50 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Presidenti Topi: Zgjedhjet festë, jo betejë
Presidenti Topi
Pesë ditë nga zgjedhjet e 28 qershorit, Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi mblodhi krerët e institucioneve kushtetuese të vendit dhe u kërkoi atyre të ushtrojnë të gjitha detyrimet kushtetuese për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në vend.

“Pavarësisht se kush do të jetë fituesi apo humbësi, dita e zgjedhjeve duhet të jetë nje ditë feste dhe jo një ditë beteje,” - tha të hënën presidenti Topi.

Kreu i shtetit kërkoi veçanërisht nga policia dhe Shërbimi Informativ të mos ndërhyjnë te qytetarët për çështjen e votës:

“Nëpunësit e institucioneve që ju përfaqsoni të shprehin vullnetin e tyre të heshtur dhe në mënyrë absolute të mos ndërhyjnë direkt apo psikologjikisht te qytetarët e thjeshtë.”

Presidenti shqiptar Bamir Topi tha se Evropa po vështron dhe se zgjedhjet janë kusht për liberalizimin e vizave për qytetarët.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>