BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E premte, 05 qershor 2009 - 15:54 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
PS-ja akuzon për manipulime me kartat
Selia e PS-së në Tiranë
PS-ja shqyrton shtyrjen e zgjedhjeve
Partia Socialiste në opozitë akuzon qeverinë për manipule me kartat e identitetit dhe thotë se po shqyrton mundësinë e kërkesës për shtyrjen e zgjedhjeve parlamentare.

Kryeministri Sali Berisha e ka hedhur poshtë një mundësi të tillë duke akuzuar kreun e opozitës Edi Rama se nuk dëshiron të marrë pjesë në zgjedhje.

PS-ja ka bërë kallzim në prokurori për Ministrinë e Brendshme, e cila, sipas tyre, ka manipuluar të dhënat që lidhen me paisjen e shtetasve shqiptarë me karta identiteti.

Sekretari ligjor i PS-së Fatmir Xhafa tha se situata po monitorohet vazhdimisht dhe pritet që PS-ja të marri një vendim politik, ku një prej mundësive është dhe kërkesa për shtyrjen e zgjedhjeve.

"Ne jemi duke e menduar seriozisht këtë gjë," tha zoti Xhafa para gazetarëve.

Berisha: Nuk ka shtyrje

Kryeministri Sali Berisha
Berisha hedh poshtë akuzat e PS-së

Kryeministri Berisha tha se zgjedhjet nuk do të shtyhen "as edhe një orë".

Ai ka përjashtuar mundësinë e rikthimit të përdorimit të çertifikatave në votimet e 28 qershorit.

"Zhurma që bëjnë për kartat është zhurma për të mbuluar vendimin e Edi Ramës për të mos marrë pjesë në zgjedhje," tha zoti Berisha duke shtuar se zgjedhjet nuk do të shtyhen.

"Zgjedhjet do të zhvillohen ditën e caktuar sipas sndarteve më të mira," tha kryeministri shqiptar.

Komuniteti ndërkombëtar duket se po e ndjek nga afër këtë konflikt midis shumicës qeverisëse dhe opozitës.

Zyrtarë të institucioneve ndërkombëtare në Tiranë e kanë quajtur mjaft të rëndësishme që të bëhen të gjitha përpjekjet për të paisur shtetasit shqiptarë që kanë të drejtën e votës me karta idetiteti para datës së mbajtjes se zgjedhjeve më 28 qershor.

Kryeministri Berisha tha se autoritetet nuk kanë ndërmed tu imponojnë zgjdhjeve pjesëmarrjen në votime.

" …Ata që duan të marrin pjesë në zgjedhje janë të mirëpritur, të tjerët me zorr si marrim dot," tha ai.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>