|
Edhe demokratët çelin fushatën | |||||||||||||||||||||||
Demokratët në pushtet çelën të hënën zyrtarisht fushatën zgjedhore me një miting masiv në sheshin “Skënderbej”në Tiranë në të cilin premtimi kryesor ishte realizimi në katër vitet e ardhshme i ëndrrës europiane për të gjithë qytetarët shqiptarë. Demokratët besojnë se do të realizojnë në zgjedhjet e 28 qershorit një fitore të përmasave të 22 marsit të 1992-shit. Kryetari i PD Sali Berisha, kryeministër aktual i vendit, premtoi se pas një mandati tjetër qeverisës të demokratëve Shqipëria do të ketë ujë 24 orë, 160 mijë vende te reja pune, ndërsa pensionistët do të paguhen më mirë se ata të gjashtë vendeve anëtare të BE-së. “Shqipëria evropiane do të jetë Shqipëria e punës, e biznesit, e progresit, e zhvillimit, e pasurimit, e begatisë,”- tha zoti Berisha. Ndërsa premtuan se do realizojnë që në gjashtë muajt e parë të mandatit të dytë lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në Evropë, demokratët u zotuan se deri në 2013 do t'ia dalin ta anëtarësojnë vendin në BE. Korrespondenti i BBC-së në Tiranë thotë se në këtë tubim ka rënë në sy kujdesi i oratorëve dhe kryetarit të PD-së për të mos sulmuar opozitën e majtë dhe kreun e saj Edi Rama. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||