|
Rama nuk është kandidat | |||||||||||||||||||||||
Kryetari i Partisë Socialiste të opozitës në Shqipëri, Edi Rama, nuk kandidon për deputet në parlamentin e ri që do të zgjidhet më 28 qershor. Lajmi fillimisht se Rama ndoshta nuk mund të kandidonte u bë i ditur nga funksionari i lartë në Partinë Socialiste, Ben Blushi. Që të përfshihej në listën e kandidatëve të koalicionit të majtë që ai drejton, zoti Rama duhet të jepte dorëheqjen nga posti i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Dhe kjo do të thotë që në rast se Partia Socialiste dhe aleatët e saj i fitojnë zgjedhjet, zoti Rama pritet të bëhet kryeministër dhe do të jetë i detyruar të japë dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut të Tiranës. Nëse Partia Socialiste nuk i fiton zgjedhjet, atëherë ai duhet të japë dorëheqjen si kryetar partie dhe, pasi të kishte lënë postin drejtues në Bashkinë e Tiranës, do të kishte vetëm një vend deputeti në parlamentin e ardhshëm. Kjo çështje ka qenë në qendër të komenteve të shtypit dhe politikës në Tiranë. Kundërshtarët e udhëheqësit socialist e shohin këtë si shenjë pasigurie të zotit Rama. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||