|
Shqetësimet e Transparency International | |||||||||||||||||||||||
Në Shqipëri Transparency International shpreh shqetësimin për vonesat e partive në shpalljen e emrave të kandidatëve për deputetë në zgjehdjet e ardhshme parlamentare. Dy muaj e gjysëm para zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit shumica e partive politike shqiptare ende nuk kanë bërë të njohur për votuesit e tyre kandidatët për deputetë. KOrrespondenti i BBC-së në Tiranë thotë se në një reagim të saj lidhur me këtë, organizata Transparency International këto vonesa i konsideron shqetësuese. Publikimi në limitin ligjor, jo vetëm nuk i kontribuon transparencës para publikut, por mund të përbëjë rrezik për dobësimin e demokracive, vëren kjo organizatë. Sipas drejtuesve të saj, forcat politike shqiptare duhet t'i paraqesin sa më shpejt publikut emrat dhe CV-të e kandadatëve për deputetë në mënyrë që votuesit, por edhe mbarë opinioni t'i njohi sa më mirë. Ata thonë se ndryshe nga sistemi maxhoritar i korrektuar, sistemi i ri zgjedhor, ai proporcional rajonal, nuk jep shumë mundësi për njohje. Kohët e fundit ka patur mjaftë polemika midia forcave politike për këtë çështje. Veçanërisht dy partitë e mëdha akuzuan njëra-tjerën dhe sidomos liderët e tyre Berisha dhe Rama se po përpiqen të përfitojnë në procesin e hartimit të listave të deputetëve duke vënë përkrahës të tyre. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||