|
Kapitali britanik në Shqipëri | |||||||||||||||||||||||
Sot në Londër zhvillohet forumi ekonomik për Shqipërinë me pjesëmarrje nga bota britanike e biznesit dhe të disa anëtarëve të qeverisë shqiptare. Duke folur për këtë tubim në programin e mëngjesit të BBC-së, ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Zef Mazi, tha se në Shqipëri tashmë ka klimë për depërtimin e kapitalit të huaj: "Fjala është për forumin e parë që kemi organizuar për të nxitur investimet e huaja, veçanërisht ato angleze, drejt Shqipërisë, në një kohë kur mendojmë që është një situatë mjaft e favorshme ekonomike,"- tha zoti Mazi. Sipas tij, ekziston një interesim përtej parashikimeve i biznesit anglez për të depërtuar në Shqipëri. Në këtë tubim është paralajmëruar pjesëmarrja e mbi 150 përfaqësuesve të firmave, bankave e institucioneve të politikës britanike. Ndërkaq, nga Tirana do të asistojnë përfaqësues të bizneseve si dhe disa ministra. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||