BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E premte, 25 janar 2008 - 12:41 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Di Carlo mbështet planin Ahtisaari
Rosemary Di Carlo
Di Carlo thotë se plani i Ahtisaarit është rruga më e mirë përpara.
Ndihmës-nënsekretarja amerikane e shtetit, Rosemary Di Carlo ka përsëritur në Prishtinë qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pavarësimin e shpejtë të Kosovës.

Diplomatja amerikane ka thënë se pas dështimit të negociatave për statusin e Kosovës, rruga e vetme mbetet plani Ahtisaari.

Por ajo nuk ka dhënë ndonjë afat kohor kur udhëheqësit shqiptarë të Kosovës mund të shpallin deklaratën e pavarësisë.

"Dua ta qartësoj pozicionin e SHBA-së për këtë çështje, ne kemi thënë vazhdimisht se nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje mes dy palëve, atëherë plani i Ahtisaarit është rruga më e mirë përpara dhe se statusi i Kosovës duhet të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur".

"Sekretarja Rice e ka bërë të qartë në Berlin, në fillim të kësaj jave, se ajo vazhdon të diskutojë këtë çështje me aleatët tonë evropianë dhe ne besojmë se kjo cështje duhet të zgjidhet në atë mënyrë që promovon stabilitet aftagjatë në rajon", tha zonja Di Carlo, pas takimit me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu.

 ne besojmë se kjo cështje duhet të zgjidhet në atë mënyrë që promovon stabilitet aftagjatë në rajon
Rosemary Di Carlo, ndihmës-nënsekretarja amerikane e shtetit

Vizita e zonjës Di Carlo në Prishtinë realizohet pak ditë para se Prishtina të bëjë publike datën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Udhëheqësit kosovarë thonë se nuk do të marrin asnjë vendim pa pëlqimin e Uashingtonit dhe Brukselit.

SHBA-të kanë lënë të kuptohet se do të jenë ndër vendet e para që do ta njohin shtetin e ri të Kosovës.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>